Gjatë debateve të ashpra në emisionin ‘Opinion’ ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, publikoi të dhënat që sipas tij tregojnë lidhjet e Ramës me kriminelët, kryedemokrati pati edhe një përplasje me analistin Mustafa Nano.
Duke iu përgjigjur Bashës, Nano iu drejtua kryeopozitarit duke i thënë se edhe Rama mund të publikojë të dhëna për kunatin e tij.
Kunati i Bashës, ishte një figurë që së fundmi u përmend shumë në media nga garda e vjetër e PD-së dhe të tjerë të përjashtuar nga partia duke thënë se është personi që po kontrollon PD-në nën firmën e Bashës.





