Ish- kreu i PS-së, Fatos Nano, i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi më rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë.

Nano shkruan se është i bindur në fitoren e PS-së dhe se shqiptarët do ia japin timonin e qeverisë Edi Ramës.

SMS NGA FATOS NANO:

Te dashur Edi e Gramoz!

Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! 

Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!