Analisti Mustafa Nano është përfshirë në një debat me tone të larta me gazetaren Klodiana Lala dhe gazetarin Basir Çollaku.

Nano u shpreh në hyrje të diskutimit të tij në studio, se Saimir Tahiri ka pranuar të shkojë në një emission me 6 vetë, ku tre i kishte armiq dhe tre nuk i kishte miq.

Kjo ka shkaktuar reagim tek gazetarja Lala dhe gazetari Çollaku, të cilët nuk e quajtën të drejtë termin armik. Lala tha madje, se ka bashkëpunuar shumë mirë me zotin Tahiri gjatë kohës që ka qenë Ministër i Brendshëm.

“Këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Termi armik në politik përdoret edhe në Amerikë edhe në gjithë Europën”,- tha Nano duke iu drejtuar më pas gazetares Lala me fjalët:

– Kurba ime më e ulët televizive është kur të kam përballë ty dhe Basirin.

– Po e mëshiroj në këtë pikë, u përgjigj Lala./ Opinion.al