Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë një deklarate për mediat nga qyteti i Vlorës foli për krimet e rënda dhe kultivimin e kanabisit në vend.
Teka u pyet për kultivimin e kanabisit në vend, Nano tha se e ka marrë si një sfidë personale dhe nuk do tolerojë asnjë oficer policie që me veprimet apo mos veprimet e tij do të implikohet në këtë lloj procesi.
“Kanabisi, e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës të policisë që me veprimet dhe mos veprimet do të implikohet në këtël loj procesi. Bashkëpunimi është në nivelin maksimal. Kemi kërkuar dhe bashkëpunimin e Prokurorisë së Vlorës dhe Sarandës lidhur me këtë figurë krimi. Do të jetë një vit ndryshe për kultivimin e kanabisit.“, tha Nano.