Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me krimet nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale, por edhe për krimet në familje.
Ai tha se që prej 1 janarit të vitit 2021 e deri më 31 tetor, shifrat në lidhje me krimet e organizatave të strukturuara kriminale dhe ato brenda familjes që janë rritur ndjeshëm.
Shifrat nga 1 janari 2021 deri më 31 tetor 2021:
Deri më 31 tetor; 27 mijë vepra penale, 24 mijë të zbuluara. Ka 1500 vepra penale më shumë. Rënie të veprave penale kundër personit dhe kundër pronës. Rritje të goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Rritje te veprave penale në dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor.
Kemi asgjësuar 164 mijë e 765 bimë narkotike kanabis. Vepra kriminale të kryera nga grup i strukturuar apo organizata kriminale janë 39, 18 janë zbuluar, kemi 23 më shumë vepra në krahasim me vitin e shkuar.
Janë sekuestruar asete me vlerë 31 milion euro, në 41 raste. 11 raste me ligjin antimafia 14 milion euro, vitin e shkuar 7 raste. 368 hetime pasurore nga 107 vitin e shkuar.
Nga grupet kriminale, 40 janë goditur. Operacioni 419 në total, 78 me partnerët ndërkombëtarë. 3123 persona në kërkim, 1646 janë kapur nga policia.
Shqetësues është shifra se 1337 vepra penale janë në dhunën në familje! Urdhër mbrojtje 2754 rase, 370 më shumë nga viti i shkuar. Nga vrasjet 16 janë dhunë në familje.
893 të mitur nga vepra të ndryshme penale, sidomos nga aksidente, dhuna në familje, krimet seksual 67 të mitur. 1600 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale! Vrasjet, 56 vrasje, vitin e shkuar 44 dhe 52 vrasje.
Vrasjet pa autorë, ngritja e grupeve të përbashkëta të punës në policinë e shtetit dhe policitë vendore, analizimi i informacioneve, administrimin e provave, bashkëpunim me SHISH e Prokurorinë. 30% e vrasjeve të ndodhura, dhunë në familje. 70% pjesa tjetër.
Përmirësim të kuadrit ligjor për fenomenin e dhunës në familje dhe krimit në familje.