Naomi Campbell, supermodelja e famshme, dhe producenti saudit i filmave, Mohammed Al Turki, janë martuar në mënyrë të fshehtë gjatë një ceremonie private në një jaht luksoz në brigjet e Dubait. Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë kaluar verën duke udhëtuar nga një destinacion ekskluziv në tjetrin, duke u shoqëruar me miq VIP dhe duke marrë pjesë në festa private.
Nuk ka ende foto zyrtare të dasmës, por revista italiane “Novella 2000” ka siguruar disa pamje të çiftit. Në këto imazhe, Naomi duket e veshur me një “fustan të zi me dantelle siciliane” nga Dolce & Gabbana, ndërsa Mohammed kishte zgjedhur një smoking të bardhë veror.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është vendndodhja e dasmës. Sipas raporteve, çifti shkëmbeu premtime dashurie në një jaht super luksoz që kushton 22 mijë euro në ditë, duke lundruar në ujërat e Dubait