· Fund traditës së shëmtuar në përçmimin e shqiptarëve, duke i respektuar si evropianë?
15 korrik 2015– Kompania e famshme italiane e Gjenovës “Grandi Navi Veloci” (GNV) synon të ndryshojë rutinën shumëvjeçare të diskretituar të udhëtimeve me tragete midis dy brigjeve të Adriatikut, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare të akomodimit, që u rezervohet të gjithë klientëve, pavarësisht kulturës, vendit apo fesë që u përkasin.
Kompania “Grandi Navi Veloci” ka përfunduar më 13 korrik 2015, punimet për veshjen e re të tragetit luksoz “Rhapsody” (deri në vitin 2014 me emrin “Napolèon Bonaparte”), anija e dytë të flotës me logon GNV në linjën e re Bari-Durrës, që do të nisë operimin më 31 korrik 2015, njofton agjencia zyrtare italiane e lajmeve ANSA. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e medieve të tjera të njohura të “Çizmes”. Trageti “Rhapsody”, i rinovuar tërësisht, ka një kapacitet për 700 automjete dhe 2 448 udhëtarë, 553 kabina, tre bare, restorante, mjedise për argëtim, një vend për mbajtjen e qenve dhe një tjetër për mbajtjen e maceve dhe do të sjellë markën GNV edhe në detin Adriatik.
Nëpërmjet veshjes së re të tragetit “Rhapsody”, shpjegon kompania në një deklaratë, GNV-ja ofron flotën e saj me një logo të përtërirë, më moderne dhe aktuale, dhe që përshtatet në tregje të ndryshme, në gjendje për të nxjerrë në pah vlerat në bazë të përkufizimit të ri të pozicionimit të kompanisë, apo soliditetit që vjen nga historia dhe aftësitë e fituara në mbi 20 vjet kërkimi, thelbi i shërbimeve në bord dhe një ofertë e thjeshtë dhe e qartë, mikpritja që u rezervohet të gjithë klientëve, pavarësisht kulturës, vendit apo fesë që u përkasin dhe dinamizmi në sajë të cilës ka investuar vazhdimisht në itineraret dhe tregjet e reja.
Linja e re do të operohet gjatë sezonit të verës, me nisje në ora 23:00 nga Bari dhe në orën 11:00 nga Durrësi dhe me tri nisje në javë nga secili port gjatë dimrit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





