3 maj 2015 – Policia e qytezës së Kazal Del Principes afër Napolit, arrestoi tre shqiptarë për drogë. Atyre iu kapën 170 gramë marijuanë, 5 celularë, një peshore elektronike precizioni dhe 270 euro të përfituara nga shitja e drogës. Të tre shqiptarët klandestinë në Itali janë:
-Ardit Greva lindur më 15. 6. 1995
-Zeni Mullameti lindur më 29. 7. 1993
-dhe Elion Muca lindur më 14. 9. 1979
Elioni ka precedentë për krime kundra pronës, për armëmbajtje pa leje dhe për pjesëmarrje në trafikimin e 12 kuintalëve kanabis.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/