14 dhjetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Varkarturos (Varcaturo) afër Napolit arrestuan Lefter Danin 32 vjeç. Ai ishte dënuar me dhjetë vjet burg për vjedhje me thyerje, grabitje me armë dhe trafik klandestinësh.
Lefteri që nga shtatori i vitit 2013 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas një mandati arresti të Gjykatës së Rexhio-Kalabrias.
Karabinierët e zbuluan vendstrehimin e Lefterit, sepse njohën makinën e tij të parkuar pranë një vile. Arrestimi u krye pikërisht në momentin, kur Lefteri po dilte nga banesa, ku strehohej.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





