Ardian Ismajli nuk është shqiptari i vetëm që kërkohet nga Napoli në këtë merkato dimërore. Mediat italiane bëjnë me dije se të kaltrit do të transferojnë Luis Hasën në janar. Futbollisti shqiptar kaloi nga Juventusi në radhët e Leçes në verë, por qendrimi te verdhekuqtë zgjati vetëm pak muaj.

Lojtari 20-vjeçar do t’i bashkohet Napolit për shifrën e 500 mijë eurove. Sipas Xhanluka Di Marcios, Hasa do të huazohet më pas te Bari në Serinë B, ku do të marrë minutat e duhura për t’u rritur më tepër profesionalisht dhe për të qenë gati për një fanellë të rëndë si ajo e Napolit.