Duket se do të marrë fund telenovela e Faouzi Ghoulam me Napolin. Siç raportojnë mediat italiane, është gjithçka gati për rinovimin e lojtarit me të kaltërit.
Kohëzgjatja e marrëveshjes së re do të jetë deri në vitin 2022, teksa do të përfshijë edhe një rritje page nga 800 mijë euro në sezon deri në 2.5 mln euro.
Në kontratën e re do të ketë një klauzolë të dyfishtë, me shifrën që do të variojë nga klubi i interesuar për lojtarin.





