Napoli i Elseid Hysaj nuk ndalet në kampionat duke regjistruar dhe të 7 fitore radhazi. Këtë herë viktima e tyre ishte Cagliari, të cilët arriti t'i mposhtte me rezultatin e pastër 3-0. Vendasit kaluan në epërsi shumë shpejt vetëm në minutën e 4-t falë Marek Hamsik.
Ndërkohë vetëm dy minuta nga dy fundi i kohës së rregullt Dries Mertens dyfishon rezultatin me anë të një 11-metërshi. Një pjesë e parë që nisi dhe përfundoi me dominim e Napolit. Fraksioni i dytë i lojës sheh sërish të zotët e shtëpisë më kërkues dhe në të 47-n, Kalidou Koulibaly çon sërish në festë tifozët duke shënuar dhe golin e tretë. Kështu Napoli vazhdon të ruajë ecurinë pozitive në kampionat duke mbajtur kreun e tabelës së klasifikimit me pikë të plota.





