Antonio Conte dëshiron të paguhet, dhe mirë. CV-ja e tij është e qartë, ambiciet e tij dihen, mënyra e të punuarit është gjithmonë e njëjtë.

Ai dëshiron të fitojë dhe ta bëje atë menjëherë. Presidenti i Napolit, De Laurentiis është gati të vërë në dispozicion një buxhet të jashtëzakonshëm.

Rreth 200 milionë euro, padyshim duke e marrë si të mirëqenë lamtumirën e Victor Osimhen, i cili vlerësohet 120 mln euro dhe me dyqind milionë edhe dikush si Conte mund të jetë i kënaqur.

Vera për të kaltërit do të jetë plot ngjarje dhe drejtori sportiv Manna do të ketë shumë nyje për të zgjidhur.

Por në Napoli ata nuk e lënë veten të jenë në ankth dhe janë të vendosur të rinovojnë ndjeshëm një skuadër që sapo është kthyer nga një sezon i tmerrshëm dhe që ka shtuar, në mënyrë të paparashikueshme, numrin e lojtarëve të pakënaqur.

Në rreshtin e parë, është Di Lorenzo. Kapiteni kërkon një ndryshim peizazhi dhe Juventusi po e pret me krahë hapur.

Në mesin e bardhezinjve, ka një lojtar që i pëlqen shumë ish-trajnerit të Tottenham, ai është Federico Chiesa.

Marrëveshja do të ishte e vështirë, por sigurisht edhe shumë magjepsëse. Në realitet, Napoli është i mbuluar nga krahët me Kvara-n dhe Politano-n.

Megjithatë, Chiesa është Chiesa, i cilësuar si një lojtar i nivelit më të lartë dhe me kufij ende të gjerë për përmirësim.

Në mbrojtje pista Buongiorno është ftohur, sepse Torino    nuk lëviz nga kërkesa prej 40 mln euro dhe Napoli e konsiderojnë shpenzimin shumë të lartë.

Në krah Di Lorenzo dhe Mario Rui duhet të zëvendësohen dhe do të duhet rikopmozim i mesfushës ku përveç Lobotkës askush nuk është i sigurt se do të mbetet.

Aq më tepër që protagonistët aktualë do të vlerësohen nga Conte. Do të jetë një verë revolucioni, deri në çfarë mase do ta zbulojmë.

Por para së gjithash: drejtuesit e Napolit do të duhet të mbyllin marrëveshjen me agjentin e trajnerit Conte në Ibiza.

Paga, mes pjesës fikse dhe bonusit, do të jetë 10 mln euro 60 milionë bruto në tri vite, ndërsa duhet negociuar edhe për stafin e tij.