Një picë për vetëm 0.99 euro ose 99 cent… në rast se Gonzalo Higuain dëmtohet. Nuk është një provokim i thjeshtë i një tifozi të Napolit, i zhgënjyer nga transferimi i sulmuesit argjentinas te Juventus, por një ofertë e mirëfilltë e publikuar nga një piceri napolitane në rrjetin social “Facebook”. Oferta është e vlefshme për gjithë muajin shtator…Nga faqja në “Facebook” e “Show Pizza”, një restorant në rrugën Mario Ruta, në lagjen Vomero të Napolit, është vendosur që në 48 orët që do të pasojnë dëmtimin e Gonzalo Higuain te Juventus, i cilësuar si “tradhtari”, do të ketë një ofertë të veçantë për klientët e tyre: “Picat e llojit Margherita do të kushtojnë vetëm 0.99 euro!”
Napoli kundër Higuain, një picë 0.99 euro nëse dëmtohet “tradhtari”!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK e la me “Arrest shtëpie”, Karçanaj delegon kompetencat! Ja kush merr drejtimin
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me pengmarrjen
“Shkelje e privatësisë”, Italia gjobit Apple me 115 milionë dollarë
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive





