Napoli arriti një fitore fantastike përballë Sasuolos në kampionat, duke ruajtur vendin e parë në krye të tabelës së Serisë A.

Përpara se të fillonte sfida, klubi italian zgjodhi që të nderonte legjendën argjentinase, Deigo Armando Maradona, me një statujë që u vendos në stadiumin që mban emrin e tij.

Ajo që ra në sy ishte detaji në këmbën e majtë, të cilën e kishin lyer me flori, duke e quajtur dhe “Këmba e Artë”, në kujtim të ditëlindjes së tij, e cila do të ishte e 62-ta.