NAPOLI – Një i pastrehë është gjetur i vdekur poshtë kolonave të galerisë Umberto, në qendër të Napolit. Por ajo që është më tragjike, ndoshta edhe se vdekja e 50 vjeçarit endacak, është fakti se njerëzit vazhdojnë të pijnë kafe në lokal tw pa shqetësuar, megjithëse kufoma gjendet fare pranë tyre.
Kufoma e të pastrehit është gjetur e mbuluar me një xhaketë, me të cilën ai tentonte të mbronte sadopak veten nga i ftohti. Në fotot që publikon agjensia italiane e lajmeve ANSA duken mjaft qartë disa persona që pijnë kafe të pashqetësuar megjithëse e dinë se shumë pranë tyre ndodhet një kufomë dhe policia e mediat janë në vendngjarje.
Ka qenë një tjetër endacak që ka njoftuar policinë për fatin e trishtë të shokut të tij. Ndërkohë pronari i një lokali përballë me galerinë denoncon braktisjen e këtij institucioni kulturor nga ana e organeve shtetërore. Sipas tij sheshi para galerisë është kthyer në një vend ku mblidhen të kalojnë orët e natës dhe të flenë gjumë të pastrehët e Napolit.