Këtij Napoli që ka magjepsur tashmë jo vetëm tifozët e saj me serinë e fitoreve dhe me sulmin më të mirë prej 25 golash e me një lojë të shkëlqyer në fushë, i qëndron me këmbë në tokë Maurizio Sarri, i cili predikon të ruhet qetësia dhe modestia pasi pavarësisht gjithë ecurisë mbresëlënëse të skuadrës së tij favoritja e Serisë A mbetet Juventus:

“Juventusi aktual është nga më të fortat e 7-8 viteve të fundit dhe mbetet favorite. Do të ishte mëndjemadhësi të krahasohesh me ta, padiskutim që janë të një niveli tjetër”.

Edhe pas 7 fitoreve rradhazi në kampionat njëherazi në vitin e dytë të rradhazi pjesëmarrës në Champions, janë tregues se projekti i Sarrit po jep frytet e tij, ndaj lind pyetja nëse Napoli do të vijojë të jetë pjesë  e planeve të tij:

“Të flasësh që tani për kryesimin e kampionatit është diçka relative, sepse rruga që kemi përshkruar është shumë e shkurtër për t’u konsideruar si tregues. Gjithashtu është folur shumë për klauzolën në kontratën time, është e vërtetë që ekziston, por për momentin e ardhmja nuk është prioritet në mendimet e mia. Gjithsesi, mund të them se ndihem shumë i lidhur me këtë grup dhe me këtë qytet, do të preferoja që t’i lija gjërat të ecnin në mënyrë natyrale. Një falenderim shkon edhe për Presidentin De Laurentis, i cili më mbështeti që në fillim.”

Nuk entuziasmohet lehtë 58-vjeçari edhe pse për sfidën me Romën pretendon se edhe pse një skuadër e fortë Napoli i tij ka marrë një tjetër hov krahasuar me ta. Lidhur me mundësinë se mund të kishte qënë trajneri i Milanit nëse Berlusconi do të kishte marrë në konsideratë fjalët e Arrigo Sachit, Maurizio Sarri deklaron:

“Si fillim bashkëpuinimi ynë nuk do të kishte zgjatur. Nëse gjithshka që thuhet për të si President ka qënë e vërtetë. Gjithsesi, një President që nuk di të sillet, zor se merr fitore dhe në të vërtetë sukseset e Berlusconit kanë qënë të shumta, ndaj mendoj se kjo është më shumë legjendë urbane se sa e vërteta. Sa i takon Sachit krahasimi është fyes për Arrigon. Ai ka fituar shumë, unë asgjë. Sachi ka shkruar historinë e futbolit në rezultate dhe inovacionin që ka sjellë.”

Lidhur me trajnerin që qëndron më shumë pranë tij në mënyrën se ai e përcepton futbollin, Sarri shton :

“Një trajner që ndoshta është afër mënyrës time të të menduarit është Marco Giampaolo e sa i përket sistemit Var, mund të shtoj se jam skeptik. Teknologjia i heq spontanitetin dhe entuziasmin futbollit. Jam për një përdorim të moderuar të tij”.