Federiko Kieza mund të rikthehet në Itali më shpejt sesa ishte parashikuar. Sipas raportimeve nga Italia, Napoli është në avantazh për të marrë sulmuesin.

27-vjeçari po has vështirësi të mëdha te Liverpool, skuadër ku u transferua në merkaton e verës nga Juventusi për 15 milionë euro.

Kieza ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2028, por mund të kalojë te Napoli në formën e huazimit, një lëvizje që do të kënaqte të gjitha palët.

Të kaltrit synojnë titullin kampion dhe afrimi i sulmuesit italian do të ishte një dhuratë e madhe në merkato për trajnerin Konte.