Në Ekuador ka një shqetësim të madh për situatën e Pedro Pablo Perlaza, një futbollist 33-vjeçar dhe mbrojtës i skuadrës Delfin. Lojtari i datëlindjes 1991 u rrëmbye të dielën në mbrëmje në një lagje në bregdetin e Esmeraldas, qyteti ekuadorian ku ai lindi. Katër burra e tërhoqën zvarrë dhe e morën me makinë.
Një rrëmbim sin ë filma për mbrojtësin e djathtë shumë të famshëm në vendlindje. Që nga ajo ditë nuk ka më asnjë lajm prej tij.
Zona ku ndodhi episodi është një nga më të rrezikshmet në vend dhe ngjarja pati një mbulim të madh mediatik në Ekuador. Autoritetet janë të bindura se rrëmbimi është organizuar nga “Narcos”.