Kuvendi ka njoftuar krijimin e vendit vakant pas dorëzimiz të mandatit të deputetit nga Nard Ndoka ndërsa i bën thirrje KQZ-së të zëvendësojë mandatin e tij.
Kreu i PDK-së hoqi dorë nga mandati i marrë në Shkodër, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, disa ditë pas kolegëve të tjerë brenda selisë blu, pasi ky i fundit ndodhej me punë jashtë vendit.
Pas njoftimit nga Kuvendi, KQZ tashmë ka për detyrë t’i drejtohet kandidatit në listë pas Ndokës për të plotësuar vendin vakant, ndërsa kandidati duhet të dorëzojë pranë institucionit të lartpërmendur formularin e dekriminalizimit.





