Në këtë valë tensioni në politikën e vendit tonë, dhe deputeti Nard Ndoka ka dhënë mendimin e tij për çështjen. I rreshtuar në opozitë me partinë e tij, PDK, Ndoka thotë se s’ka drejtësi kur “bolja e kandarit” i mbetet partisë në pushtet.
Ja statusi i plote i tij ne Facebook
"Reforma në drejtesi pa konsensus të gjerë nuk do japë zgjidhje afatgjatë, por do kthehet në një betejë politike mes palëve. Tendenca e mazhoranës aktuale per të miratuar projektligjin në Kuvend në mënyre të njëanshme, gabim fatal! Ambasadori Lu, si ‘kumbare’ i procesit duhet të vendosë gishtin tek fajtorët ose të garantojë konsensusin si domosdoshmeri per suksesin. Nuk mund te vendoset drejtesi kur ‘bolja e kandarit’ mbetet në duart e pushtetit!"