TALIAKOCO, 16 tetor 2013 – Një bandë prej 23 vetash, madje një femër shqiptare, për shitje droge në një qytet 7 mijë banorësh. Ka filluar gjyqi për një bandë italo-shqiptare të drogës në qytezën e vogël prej 7 mijë banorësh të të Taliakocos (Tagliacozzo) në provincën e Akuilës (Aquila) në rajonin e Abrucos (Abruzzo), Italia qendrore. Akt-akuzën ndaj 23 vetave (14 shqiptarë dhe 9 italianë) e ka ndërtuar prokuroria antimafia e Akuilës. Sipas ndihmës-prokurores Antoinetta Picardi, kapobandë ishte shqiptari Edmond Kavalli. Shpërndarja e drogës bëhej në rrugët e Avecanos (Avezzano) dhe Taliakocos, pika referimi për blerje nga gjithë zona e Marsikës (Marsica). Të dyshuarit e tjerë janë Saimir Kavalli, Vjolanda Kavalli, Erald Kaderja, Drilon Dervishaliaj, Nertin Çollaku, Kujtim Picaku, Vladimir Picaku, Petrit Nikolli, Bledar Pjetre, Francesco Preca, Leon Çupi, Nikolin Kupi, të gjithë shqiptarë që banojnë në Taliakoco dhe Avecano. Italianët e akuzuar janë Antonio Ippoliti, Stefano Mosca, Alessio Pascucci, Valerio Pinori, Guido Congionti, Pietro Catalano, Giorgio Garbuio, Danilo Occhiuzzi, Tiziano Passalacqua, 21 vjeç, të gjithë nga Taliakocoja. / Sipas Terre Marsicane/.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





