Autoritetet policore italiane të Milanos kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Flashback”, ku në pranga janë vënë 3 narkotrafikantë që menaxhonin një trafik ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qendrore të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se operacioni ka çuar dhe në zbulimin e thesarit të narkotrafikantëve. Në murin artificial të një banese janë gjetur 15 milionë euro në prerjet 20 deri 500 euro e të paketuara në 28 kuti. Ndërsa në kasafortën e një autofiçine u gjetën 167 mijë euro të tjera.

Në vazhdim autoritetet policore milaneze do të zbardhin detajet e operacionit.