17 janar 2015 –  Shpëtim Preza, 45 vjeç lindur në Shkodër dhe banues në qytetin e Martinsikuros (Martinsicuro) në Itali u arrestua nga karabinierët, ndërsa po luante bingo në qytezën e Korrompolit (Corrompoli). Karabinierët pasi verifikuan pasaportën e tij me të dhënat nga kompjuteri e arrestuan në vend si person në kërkim.

Mbi Shpëtimin rëndonte një dënim me 8 vjet burg për shpërndarje droge. Ky dënim ishte dhënë, për pjesëmarrjen e Shpërimit në trafikun e drogë në vitin 1999 në Provincën e Askolit dhe Fermos. Pas arrestimit Preza u dërgua në Burgun e Kastronjos (Castrogno) për të vuajtur dënimin për drogë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/