Shkencëtarët kanë zbuluar një sistem të ri diellor me disa planetë të ngjashëm me Tokën ku mund të zhvillohet jetë, i cili gjendet 39 vite dritë larg.
Të paktën 3 nga 7 planetët e gjetur kanë një masë të përafërt me Tokën dhe temperaturë të përshtatshme për lulëzimin e jetës, gjë kjo që u jep astronomëve mundësi për të zbuluar nëse ekziston jetë aliene.
Ata të 7-të janë më afër me një yll të quajtur TRAPPIST-1 seç është Dielli me Mërkurin. Ylli është më i ftohtë se Dielli duke u mundësuar atyre një temperaturë sipërfaqësore të volitshme për zhvillimin e jetës.
Thuhet se në sipërfaqen e tyre duken dhe oqeane.
Është e mrekullueshme se sa i ngjashëm me Tokën është ky sistem i ri diellor i zbuluar. Mendohet se së shpejti shkencëtarët do mund të gjejnë prova se jeta në këto planete ekziston.
Astronomi britanik Dr. Chris Copperwheat, nga Universiteti John Moores në Liverpool, i cili ishte një nga udhëheqësit e ekipit ndërkombëtar, tha: “Zbulimi i planetëve shkëmbore me temperatura sipërfaqësore që përmbajnë ujë e bëjnë këtë sistem të mahnitshëm një objektiv emocionues të së ardhmes për kërkimin e planetëve të tjerë ku mund të zhvillohet jeta”.
Dr. Amaury Triaud i Institutit të Astronomisë në Cambridge, një nga bashkëpunëtorët e tjerë të projektit tha: “Shpresojmë të mësojmë nëse atje ka jetë brenda dekadës së ardhshme. Të gjithë planetët janë gjetur duke përdorur një metodë të quajtur “fotometri transite”. Që punon duke vëzhguar një planet që kalon përballë yllit të tij dhe kështu bllokon një sasi të vogël drite, duke na lejuar ta shohim atë planeti dhe të mësojmë diçka për madhësinë e tij”.
Sipas shkencëtarëve, nëse një person do gjendej në një nga planetet, çdo gjë do të dukej shumë më e errët se zakonisht. Sasia e dritës që do drejtohej për në syrin tonë do të ishte rreth 200 herë më e vogël se ajo që marrim nga dielli dhe mund të krahasohej me atë sasi drite që marrim kur shohim perëndimin e e tij.
Dielli do dukej rreth 10 herë më i madh në këto planetë në krahasim me atë që duket nga Toka.
Studiuesit shpresojnë se mund të mësojnë më shumë për karakterin e tyre. Ata duan t’i vëzhgojnë në mënyrë të veçantë të 7-të dhe për këtë janë duke përdorur teleskopin hapësinor të NASA-s “Hubble”, për të kuptuar atmosferën që rrethon gjithsecilin prej tyre./tvklan.al