Nasa tha se lancimi i planifikuar i anijes hapësinore SpaceX, me ekuipazh, drejt stacionit ndërkombëtar hapsinor, i planifikuar për të shtunën, do të shtyhet me një ditë për shkak të kushteve jo të favorshme të motit.
Lancimi i të dielës, nëse do të realizohet, shënon tani fillimin e asaj që SHBA shpreson se do të bëhet një mision rutinë për Space X pas një fluturimi testues të suksesshëm në pranverë.
Fluturimi testues në maj, ishte ndërkohë e para herë që një mision me ekuipazh u nis nga toka amerikane drejt hapësirës që nga mbyllja e programit hapësinor Shuttle në 2011, duke e lënë Nasa-n në duart e rusisë për udhëtimet drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar.
Anëtarët e ekuipazhit, tre amerikanë dhe një japonez, do të fluturojnë në borxhin e Creë Dragon, një kapsulë hapësinore që më herët këtë javë u bë e para që certifikohet nga NASA që nga programi Shuttle, rreth 40 vite më parë. Creë Dragon, pritet të mbërrijë në stacionin hapësinor rreth orës 23 të së hënës.
Space X, e themeluar nga Elon Mask, në 2002, është një hap përpara rivalit të vjetër Boeing, programi i të cilit duket se ka ngecur pas një testimi të pasuksesshëm të Starliner, pa ekuipazh.
Por, suksesi i Space X nuk do të thotë që SHBA do të ndalë menjëherë blerjen e vendeve nga agjencia hapësinore ruse. “Duam të kemi një shkëmbim vëndesh, me astronautë amerikanë që mund të fluturojnë në raketat ruse Soyuz dhe kozmonautë rusë që mund të fluturojnë në mjetet tona komerciale – tha shefi i NASA-s Jim Bridestine.