NASA po planifikon nisjen e një sonde për të grumbulluar shkëmbin nga një asteroid që mendohet se një ditë mund të godasë Tokën.
Asteroidi i quajtur “Bennu”, mund të shihet nga Toka teksa kalon orbitën tonë çdo gjashtë vite.
“Bennu” ka një diametër rreth 500 metra dhe lëvizin rreth diellit me një shpejtësi 63 mijë milje për orë.
Ky asteroid do të kalojë mes Hënës dhe Tokës në vitin 2135.
Por nuk do të jetë ky viti kur Toka do të jetë e rrezikuar.
“Kalimi i vitit 2135 do të shkulë nga orbita Bennu dhe do ta vendosë atë në një kurs drejt Tokës”, thotë Dante Lauretta, profesor në shkencat planetare në Universitetin Arizona duke saktësuar se planeti ynë mund të rrezikohet një shekull më pas kësaj date.
Sonda “Osiris-Rex” do të arrijë te asteroidi në vitin 2018 dhe do të kalojë një vit duke vëzhguar përbërjen e tij dhe historinë. Kjo do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë rrugën që do të ndjekë nga tërheqja si dhe nga rrezet diellore.





