Rreth 20% e punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-ve (NASA) pritet të largohen nga institucioni gjatë periudhës së ardhshme, bëri të ditur një zëdhënës i agjencisë.
Sipas të njëjtit burim, rreth 3.870 punonjës pritet të largohen, megjithëse ky numër mund të ndryshojë në ditët dhe javët në vijim.
Pas këtij reduktimi, numri i përgjithshëm i të punësuarve në NASA do të ulet në afërsisht 14.000.
Sipas mediave te huaja, nuk janë dhënë detaje në lidhje me fushat e specializimit të punonjësve që do të largohen.





