UASHINGTON 18 prill 2013 –Sasia e mbeturinave kozmike në orbitën e Tokës është pakësuar disi gjatë tremujorit të fundit, njoftoi NASA.

Më 3 prill 2013, në katalogun e Komandës Strategjike të SHBA-së kishte 16.649 objekte artificiale, çka përbën një shifër më të ulët se më 1 janar (16.686 objekte).

Nga ky numër 3588 janë aparate kozmike (në funksionim e sipër dhe të dala jashtë përdorimit), 13.061 objekte janë "mbeturina kozmike", me çka nënkuptohen faza raketash, blloqe të vrullit si dhe mbeturina të teknologjive kozmike.

Vendin e parë në ndotjen e kozmosit e zë Rusia, që i përkasin 6257 objekte "të mbeturinave kozmike".

Në vendin e dytë pozicionohen Shtetet e Bashkuara me 4938 objekte të tilla.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/