SHBA, 16 korrik 2014 – Agjencia e hapësirës NASA thotë se brenda 20 viteve të ardhshme do të provohet se nuk jemi vetëm në Univers. Duke një konferencë në selinë e NASA-s në Uashington ekspertët paraqitën një plan për të kërkuar jetën e alienëve duke përdorur teknologjinë. Administratorët e NASA-s dhe shkencëtarët vlerësojnë se njerëzit do të jenë në gjendje të gjejnë jetë tjetër brenda 20 viteve të ardhshme.
“Brenda këtyre viteve mund të realizojmë një zbulim që do të ndryshojë botën përgjithmonë”- tha një zyrtar i NASA-s. Paneli i shkencëtarëve thotë se teleskopi Hubble, teleskopi Kepler Space dhe Spitzer Space do të jetë në gjendje të përcaktojnë praninë e ujit, një shenjë thelbësore e jetës potenciale aliene. Paneli i NASA-s tha se përpjekjet për gjetjen e shenjave të jetës janë përqëndruar në planetet e huaja, jashtë sistemit tonë diellor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





