Një objekt i rënë në sipërfaqen e Marsit, ka bërë që shumë teoricienë të aludojnë për një UFO, apo mundësi jete në planetin e kuq.

Por NASA ka zbuluar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri rrëmujë rrjetet sociale.

Në njoftimin zyrtar NASA thekson se objekti i rënë në Mars i cili duket si një rrënojë e vjetër, nuk është gjë tjetër veçse një nga ‘guaskat” të cilët përdoren nga astronautët për tu ulur në planetin e kuq.

Sipas ekspertëve të NASA-s zbritja për në planetin e kuq është tmerrësisht e vështirë, prandaj ka raste kur kupolat në të cilët ndodhen astronautët të bien me forcë dhe të pësojnë dëme.