Një planet i huaj më madhësi sa dyfishi i tokës, i mbuluar me lumenj llave dhe një bërthamë diamanti, është zbulimi më i ri i NASA-s.
Planeti misterioz “Cancri 55 e” ka një atmosferë të hidrogjenit cianid – një armë kimike e përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe temperaturën e sipërfaqes prej 2,000 gradë celsius.
Shkencëtarët e hapësirës besojnë se ajo përbëhet prej karbonit dhe presioni i saj i brendshëm është aq i fortë saqë mendohet se bërthama e saj është një diamant i madh.
NASA ka krijuar një animacion të bazuar në vëzhgimet e fundit për të treguar se si mund të duket i ashtuquajturi “exoplanet” – një planet jashtë sistemit tonë diellor, shkruan Telegrafi.
Planeti – i njohur gjithashtu si Janssen – orbiton një yll si Dielli 40 vjet drite larg, me emrin 55 Cancri A.