30 nëntor 2013- Pallatin e Brigadave për herë të parë e kanë "pushtuar" mbrëmë personazhe të botës së artit e kulturës, të ardhur nga Evropa e Amerika për të folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.
Duke postuar foto nga takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me ta me rastin e "Natës së Bardhë", kreu i qeverisë shprehu përmes Facebook shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët e artit dhe kulturës nepër botë.
"Një mbrëmje emocionuese në nderim të tyre, ku të tjerë akoma s'mundën të jenë të pranishëm por çuan letra e mesazhe falenderimi dhe solidariteti me nismën e bashkëqeverisjes kulturore. Mirënjohje të gjithëve dhe kushdo ndër shqiptarët e vecantë të artit e kulturës nepër botë që mëson sot a në vijim mbi këtë nisëm është i mirëpritur të përfshihet"- shkruan Rama në Facebook





