Thuajse 70% e efektivëve të policisë do të jenë në detyrë, natën e ndërrimit të viteve. Përveç Policisë së Rendit, asaj të Qarkullimit Rrugor dhe Policisë kundër Krimit, në shërbim do të jenë edhe struktura të Antiterrorit, si dhe forcat operacionale. Urdhri është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.
Prioritet do të jenë kontrollet, për ata që do të drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, shkruan lapsi.
Policia Rrugore është e detyruar t’i vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që do të dalin në rrugë, në rast nevoje.
Në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm thuhet se, kërkohet marrja e masave në kufi, si dhe shtimi i sporteleve, duke eliminuar radhët.
Çako i kërkon Policisë Kufitare të jetë në shërbim të kulturuar dhe të bëhet kujdes, për të krijuar lehtësira ligjore, për të shmangur radhët e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe të huaj, që do të udhëtojnë drejt vendit tonë e anasjelltas.





