Mbrëmë ka qenë nata e tretë e ngujimit të një grupi studentësh të universitetit të Durrësit.
Studenti Isa Myzyraj, ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook”-ut disa foto e video të momenteve të ngujimit, pak pasi kishte kaluar mesnata (00:39).
Ndërsa vijon thirrja në faqen e “Studentëve Aktivë të UAMD-së” për t'u bashkuar edhe studentë të tjerë kundër ligjit të arsimit të lartë, teksa jepen disa mesazhe me anë të një videoje.
Edhe këtë të premte vijon bojkoti.





