Këtë 8 mars një grup grash dhe vajzash nuk kanë zgjedhur të festojnë, por të protestojnë.

Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë.

Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.