Një dramë e fortë që të ngërthen për 60 minuta, brenda një shtëpie misterioze, në një mbrëmje ditëlindjeje. Një nënë e moshuar, mbi një karrocë me rrota, rol i luajtur nga Suela Bako, feston ditëlindjen e 5-të të djalit të larguar nga jeta. Rreth saj, në natën e ditëlindjes së djalit të vetëm, janë një sportiste me zërin dhe rolin e shkëlqyer të Mimoza Marjankut, një biznesmen nën rolin e Marvin Tafajt, Amos Zaharia vjen në rolin e studentit, Gjergj Doci një psikolog i moshuar, Xhejni Fama të shërbëtorit. Ata janë ftuar në natën e ditëlindjes së njeriut i cili i mban në jetë. Ata festojnë ditëlindjen e dikujt që është edhe nuk është. I vdekur i gjallë, apo i gjallë i vdekur?
Djali i zonjës së shtëpisë u aksidentua rëndë në një aksident hekurudhor. Të gjtiha organet e tij u dhuruan për bamirësi dhe shpëtuan katër persona: sportistin, biznesmenin, psikologun dhe studentin. Aa kanë një të përbashkët të madhe, frymojnë pa e ditur kush janë, ndërsa në jetët e tyre përpiqen të zbulojnë identitetet.
Suela Bako nën rolin e nënës së paralizuar të rrënqeth, ndërsa secili prej aktorëve të tjerë, të zhytur brenda rolit, thërrasin për ndihmë, për të zbuluar të vërtetën e madhe të kësaj nate misteriose në të cilën “shpirti” i thirri të jenë bashkë. Në fund përplasja është fatale për nënën, të zonjën e shtëpisë!
Një dramë e realizuar me finesë nga regjisori kosovar Ben Apolloni, e cila mbushi teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Sot është nata e dytë dhe e fundit e dramës.
Mbi një dramë të tillë është mbështjellë e gjitihë rrëfenja e subjektit të “Natë misterioze” me autor Ferdinand Hysin e e vënë në skenë nga regjisori prishtinas Ben Apolloni. Në fund të gjithë marrin duartrokitjet e publikut. Të gjithë janë ngritur në këmbë, për trupën, regjisorin dhe autorin e veprës. Duartokitjet janë mëse të merituara.
Ben Apolloni mbërriti në tearin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” me kërkesë të drejtorit Bashkim Hoxha duke mbledhur një kastë aktorësh të njohur të skenës.
K.H.