Maqedoni, 26 maj 2014 – Shkupi ka përjetuar një natë apokaliptike. Vendi është përfshirë fillimisht nga përmbytjet, tërmeti dhe më pas breshëri.
Në fillim u raportua për përmbytje në Shkup. Fotografitë nga atje, shfaqin skena ku duket që gjithçka është nën ujë.
Më pas, është raportuar për tërmet që ka goditur vendin me manjitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.
Përveç përmbytjeve e tërmetit, Shkupin e ka goditur edhe breshëri.
Duket se edhe Shkupi nuk do t’u shpëtojë përmbytjeve që kanë prekur shumë vende të Ballkanit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





