Ajo është një nënë e vetmuar, djali i së cilës jeton në 6 persona të tjerë. Djali i saj i ka dhuruar organet duke ju dhënë jetë 6 personave.

Në mënyrë të mistershme të gjashtë këta persona, të cilët janë në kërkim të identietit të tyre, mblidhen një natë në shtëpinë e atij që ju dhuroi jetën. Nëna e tij qëndron në një karrige me rrota, është person me aftësi të kufizuara. A duhej që djali të dhuronte organet?

Mbi një dramë të tillë është mbështellë e gjithë rrëfenja e subjektit të dramës “Natë misterioze”, me autor Ferdinant Hysin dhe e vënë në skenë nga regjisori prishtinas Ben Apolloni.

Regjisori Ben Apolloni ka mbërritur në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” me kërkesë të drejtorit Bashkim Hoxha duke mbledhur një kastë aktorësh të njohur të skenës. Provat kanë nisur në tavolinë, ndërkohë që premiera pritet të jetë gati në muajin tetor.

Regjisori Ben Apolloni në një intervistë për DurrësLajm tregon luftën dhe përplasjen e karaktereve brenda dramës. 

A do të arrijnë të zgjidhen të gjitha misteret e dramës brenda një nate? Kjo mbetet për t’u mësuar në premierën e dramës.

Shtatë personazhet e kësaj drame do t’i sjellin në skenë aktorët: Suela Bako në rolin e nënës, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Amos Muji Zaharia, Gjergj Doçi, Marvin Tafaj dhe Ervin Doko.

K.H.