National Geographic rikthehet në Shqipëri për të renditur ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” në qytetin e Krujës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Kruja si dhe botimin e National Geographic.
“National Geographic rikthehet në Shqipëri për të renditur ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” në Krujë, prej nga mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, pazari me famë i Krujës për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës pa harruar gastronominë e jashtëzakonshme të zonës”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.