· Turistët rusë këtë verë nuk do të hyjnë dot në Shqipëri pa viza: hera e parë që nga viti 2009 nuk ka të lehtësuar regjimin e vizave për sezonin e lartë.
DURRËS, 1 mars 2015 – Edhe pse nuk është destinacion turizmi masiv, Shqipëria megjithatë tërheq pjesën e vet të udhëtarëve dhe që shpesh përfshihet në rrugën e përbashkët nëpër Ballkan. Për shkak të historisë koloriti i veçantë e dallon Shqipërinë dukshëm nga shtetet fqinje. Kalatë, kishat dhe xhamitë bashkëjetojnë këtu me monumente “të periudhës sovjetike”. Bregdeti i Adriatikut dhe Joni u sjell kënaqësi amatorëve të pushimeve të qeta në plazhe, kurse malet dhe masivet pyjore u pëlqejnë fotografëve dhe ithtarëve të ushtrimeve aktive në natyrë, shkruan më 1 qershor 2015 portali i famshëm “National Geographic” në rusisht “nat-geo.ru”.
Gjatë disa viteve të fundit viza në Shqipëri u kërkohej rusëve vetëm në dimër, kurse nga fundi i majit deri në fund të shtatorit hyrja bëhej vetëm në pasaportë të huaj, e cila është e vlefshme për të paktën tre muaj. Por në verën e këtij viti nuk ka lehtësim vizash.
Në vetvete, procesi i regjistrimit të vizës shqiptare nuk është shumë i ndërlikuar: ambasada në Moskë kërkon një dokumente standarde, përfshirë sigurim shëndetësor, rezervim hoteli dhe informacion nga puna. Mbetet mundësia e hyrjes në Shqipëri dhe me viza të shumëfishta ose me leje qëndrimi të shteteve të tilla si SHBA, Britania e Madhe dhe të gjitha shtetet anëtare të marrëveshjes Shengen – shumë udhëtarë rusë kanë viza të tilla.
Dhe përderisa fqinjët e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar rregullat e hyrjes (përveç Greqisë me viza Shengen, praktikisht pa viza për rusët janë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi) “për të hedhur një sy në Shqipëri” në kuadër udhëtimesh të përbashkëta nëpër Ballkan është mundur dhe si më parë; kryesorja – të kenë një këtë apo atë lloj vize, përfundon “National Geographic Rossiya”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah’/





