Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar angazhimin e aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij para samitit dyditor në Bruksel, ai u shpreh se rajoni mbetet një nga prioritetet kryesore të NATO-s.
“Siç e dini, kam qenë në Sarajevë dhe Prishtinë, dhe së fundmi zhvillova diskutime me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. NATO është shumë e angazhuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të mbetet stabël dhe i sigurt”, tha Rutte.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me pesë aleatët e NATO-s në rajon: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.