Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s sot nga takimi në Bruksel dërguan përkrahje të fuqishme për finalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, deklaroi sot një diplomat i lartë i Aleancës.
Përkrahja ka ardhur nga të gjitha anëtaret e NATO-s. Ministri grek deklaroi se duhet që të përshëndetet guximi i Shkupit dhe Athinës në këtë proces.
Aleanca pret që Marrëveshja e Prespës do të kompletohet nga mesi i janarit. Më pas procesi i anëtarësimit kalon në Alenacë në nënshkrimin e Marrëveshjes inkuadruese. NATO pret që Maqedonia të bëhet anëtare e barabartë në pranverën e vitit 2020.
Ndërkohë, do të fillojë procesi i ratifikimit në vendet anëtare të NATO-s i cili do të zgjatë 12 deri në 14 muaj. Njëkohësisht në këtë periudhë, Maqedonia duhet që të parashtrojë program për reformat dhe ta zbatojë gjatë procesit të ratifikimit.
Në pyetjen nëse në takimin e shefave të diplomacive të NATO-s u fol, edhe për arratisjen e Gruevskit, NATO diplomati deklaroi se ministrat kanë biseduar për reformat për qeverisjen e të drejtës. Thotë se këto reforma po përparojnë si duhet dhe se ministrat kanë besim tek institucionet që e hetojnë korrupsionin e funksionarëve të lartë.
Sipas një burimi tjetër të NATO-s, sot në Bruksel, në debatin ministror për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia ka qenë lajmi i mirë, raporton korrespondentja e MIA-s.