Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s janë pajtuar sot në Bruksel se përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shenjë e mirë për optimizëm dhe kanë premtuar vazhdimin e angazhimit në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Përparimi i lehtë në dialog dhe implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit është bazë e mirë për optimizëm”, ka deklaruar gjenerali Knud Bartels, shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në konferencën për gazetarë pas takimit dy ditor.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdoj ta zbatoj misionin e tij në Kosovë, si edhe deri me tash, duke hedhur poshtë spekulimet për tërheqjen e mundshëm të pjesës ushtarake nga Kosova.