Ambasada e SHBA-vë në Tiranë, ka publikuar një mesazh në 75-vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ambasada shkruan se për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë.

NATO mbron më shumë se një miliard njerëz, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës.

Postimi:

Sot shënojmë 75 vite nga themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues. Për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë. Tani me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz. Ne jemi një komunitet aleatësh i bashkuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.