Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ministeriali i Mbrojtjes po mbahet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Xhaçka nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për buxhetin dedikuar mbrojtjes ku tha se deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP-së.
"Pak ditë më parë u certifikuan 1 mijë efektive të këmbësorisë nën monitorimin e NATO-s. Certifikimi i grup batalionit, përmbushje e standardeve dhe detyrimeve si anëtar të Aleancës. Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse", tha Xhaçka.
Gjatë Ministerialit ministrja Xhaçka u takua me sekretarin amerikan Mattis dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.





