Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta vazhdon, tha sot shefi i aleancës Jens Stoltenberg.

Duke folur në një event në Bruksel, ai tha: “Të bëhesh anëtar në mes të një lufte nuk është në rendin e ditës. Çështja është se çfarë ndodh kur të përfundojë lufta”.

Stoltenberg ka premtuar vazhdimisht se Ukraina do t’i bashkohet NATO-s në të ardhmen, ndërsa në prill tha se të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare.