Sinjale pozitive për uljen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi këtë të enjte ( 3 shtator) se të dy palët kanë rënë dakord për bisedime në mënyrë që të shmangin konfrontime në Mesdheun Lindor.
“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët ranë dakord të fillonin një dialog brenda NATO-s për të vendosur mekanizmat e de-përshkallëzimit dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia janë Aleatë të vlefshëm dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Unë do të jem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s” – është shprehur Stoltenberg.
Ndërkohë më herët ish-kryeministri i Turqisë paralajmëroi se me politikat që po ndjek vendi, ata do të kishin konfrontime ushtarake me Greqinë.