BRUKSEL – Në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur asnjë sulm të suksesshëm të piratëve ndaj anijeve në rajonin e Gjirit të Adenit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen i cili në shtabin e NATO-s në Bruksel e priti kryeministrin e Xhibuti Dilejta Mohamed.
Të dy bashkëbiseduesit kanë nënshkruar dokument me të cilat në Zyrën për ndërlidhje të NATO-s në shtetin afrikan do të dërgohet atashe ushtarak.
Pa u thirrur në informacione të sakta, Rasmusen deklaroi se falë forcave ndërkombëtare, të sustemuar në rajonin e Gjirit të Adenit, numri i sulmeve të piratëve vitin e kaluar në mënyrë drastike është zvogëluar.
Mohames theksoi se vendi i tij është shtet i vetëm në rajon me stabilitetit të qëndrueshëm, i cili luan rol pozitiv në luftën kundër terrorizmit dhe piratërisë.