NATO ka vendosur raketa anti-ajrore me rreze të gjatë veprimi në Sllovaki. Sistemi i raketave mbrojtëse është vendosur gjatë stërvitjes së aleancës.

Sipas NATO ky vendim është marrë për të rritur kohezionin dhe ndërveprueshmërinë e aleancës.

Në këtë stërvitje marrin pjesë bateritë e raketave “Patriot” nga Gjermania dhe Holanda, ndërsa janë angazhuar edhe avionë amerikanë “F-18” si edhe avionë sllovakë “Mig-29”.

Po ashtu, në stërvitje janë angazhuar edhe disa avionë polakë.